Në Natën e Kurban Bajramit dhe Ditën e Arafatit, hoxha Halil Kastrati i jep lajmin një familje se do bëhet me shtëpi të re

Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon ndihmën ndaj familjeve nevojtare.

Pikërisht sot, në ditën e Arafatit dhe Natën e Kurban Bajramit, hoxha i ka dhënë lajmin një familje se po bëhet me shtëpi të re, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi, Kastrati, ka bërë të ditur se kjo u bë e mundur nga një mërgimtar i cili kishte vendosur arkën e bamirësisë në lokalin e tij për të mbledhur mjetet.

Postimi i plotë:

A ka me mire se me gezu nje familje sot
Emocione gezimi!

Dita e Arafatit, nate e Kurban Bajramit, familjes 5 anetareshe te Jahir Mehmeti nga Prishtina ju dha lajmi se po behen me Shtepi tere
Faleminderit Mevludin Rexhepi, pronar i lokalit Frizer Ludi ne Wien i cili e ka vendosur nje arke bamiresie te Shoqates sone ne lokalin e tij dhe nga ajo arke jane mbledhur mjetet per ndertimin e nje shtepie

Faleminderit bashkeatdhetare ne Wien, ju te cilet keni derdhur donacionet e juaja ne arken e bamiresise te Frizer Ludi
Zoti kurre mos ju humbte!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë