Lladrovci falënderon donatorët dhe uron 70 fermerët përfitues të mbjellëseve të misrit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar donatorët e shoqatës humanitare “Islamic Relief” dhe ka uruar fermerët përfitues të 70 mbjellëseve të misrit.
“Urojmë fermerët tanë të kenë suksese në punën e tyre për bukën e bardhë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot, 70 fermerë të komunës tonë u pajisen me makina për mbjelljen e misrit, falë bashkëpunimit me organizatën humanitare “Islamic Relief”. Falënderojmë donatorët për këtë përkrahje, njëherësh, urojmë fermerët tanë të kenë suksese në punën e tyre për bukën e bardhë.
https://instagram.com/p/Ct9JyZytRmo/