E dhimshme: Ky është togeri i Policisë që vdiq në aksident trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës. Si pasojë ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Agim Maliqi, toger i Policisë së Kosovës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë