Si në filma, momenti kur arrestohet serbi i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it

Policia e Kosovës ka kryer një tjetër arrestim sot në veri të Mitrovicës.
Arrestimi, ka ndodhur afër stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se i arrestuari, N.O, i njohur me nofkën “Rusi” dhe “Nemac”, dyshohet për sulm ndaj KFOR-it.
Identiteti i plotë i të arrestuarit është Nenad Orlovic.
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, bën me dije policia.
A Serb from North Mitrovica, known as 'Nemac' and 'Rusi' was arrested this morning.
Arrest all of the criminals.
Here is a video from telegram sources. #kosovo pic.twitter.com/5bD7ZjRl3s
— KosovanMan (@KosovanMan) June 23, 2023