Sankoci e Fushtica sot zgjedhin kryetarët

Sot, në ora 18:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatrave Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Poshtme si dhe zgjedhjen e këshillit lokal, që do përfaqësojnë këto tri fshatra.

Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i Sankocit, ku mbahen zgjedhjet.

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Sankocit, Fushticës së Epërme dhe të Fushticës së Poshtme të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë