Kadri Ajazi rizgjedhet kryetar për fshatin Sankoc, Fushticë e Epërme dhe e Ulët

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Sankoc, Fushticë e Epërme dhe e Ulë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit që do të përfaqësoj këto tri fshatra si dhe këshillin lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Kadri Ajazi është rizgjedhur administrator për fshatin Sankoc, Fushticë e Epërme dhe e Ulët, ndërsa anëtarë të këshillit lokal për këto fshatra janë zgjedhur; Hetem Ajazi, Muhamet Rama, Qendresë Xhema, Domani Bahtiari, Izet Bytyqi dhe Naser Ramadani.
Me rizgjedhjen e administratorit dhe formimin e këshillit lokal, administratori i rizgjedhur, u zotua se do të punoj me nder dhe përgjegjësi në interes të banorëve që jetojnë në këto fshatra.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vazhdoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e komunës së Drenasit.