Hill: E mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake ushtrisë serbe dhe ushtrisë amerikane në stërvitjen “Ujku i Platinit”.

Ai ka thënë se është e bukur të shohës forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah.

“Është bukur të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra – le të bëjmë më shumë. Ne jemi më të fortë së bashku.” – ka shkruar Hill në Twitter.

Kujtojmë se në stërvitje marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, Britanisë së Madhe, Greqisë, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, SHBA-së, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka thënë se me pjesëmarrjen e Serbisë në këtë stërvitje ajo e ka “zgjedhur perëndimin”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë