Kush tjetër/ Bujupt e Arllatit të bashkuar shijojnë fitoret e njëpasnjëshme të KF “Abedin Bujupi” (Video)

Klubi i Futbollit “Abedin Bujupi” nga Arllati i Drenasit është duke korrur fitore të njëpasnjëshme në turniret e organizuara nëpër Kosovë.

E për të falënderuar gjithë mbështetësit dhe tifozët, pronari i klubit, Burim Bujupi ka organizuar një pritje madhështore në lagjën e tij.

Aty po marrin pjesë edhe zyrtarë komunal të Drenasit.

Drejtori i Inspeksionit, Petrit Gashi ka postuar një status të përcjellë me këngën “Mora Fjalë”.

MORA FJALË,  kënga që zgjon ndjenjat shqiptare kudo nepër botë,sonte me respekt u prit edhe në takimin kulturore-sportive të organizuar nga këshilli organizativ KF ABEDIN BUJUPI në Arllat.

Faleminderit gjithë dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga Komandanti Legjendar ADEM JASHARI që na mundësuan të jetojmë në liri.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit të Kombit Abedin Bujupi!
Urime ekipit fitues që mbanë emrin e tij!

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë