Njihuni me doktorin drenicas të pensionuar, por që i shërben vendit sa herë që ka nevojë

Ekipet mjekësore nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj gjithmonë kanë treguar profesionalizmin e tyre për të qenë në krye të detyrës aty ku kërkohet, shkruan rajoni.
Përveç punës dhe shërbimeve të ofruara brenda QKMF-së, stafi i kësaj qendre ka kontribuar edhe në kufirin e Kosovës (Jarinje) gjatë pandemisë si dhe tash në pjesët veriore të Kosovës – në këto trazirat e fundit.
Gadishmëria për të kontribuar në këtë pjesë nuk ka munguar asnjëherë nga ekipet, por duhet veçuar Dr.Istref Bajraktarin, i cili, edhe pse në pension, vazhdon të jetë një shembull për të gjithë se si duhet të qëndrojmë në krye të detyrave kur janë interesat e shtetit në pyetje.
Kolegët e doktorit për portalin rajoni.org thonë se këtë ai e bënë me shumë kënaqësi e përkushtim, pavarësisht moshës që ka.
Pra, ai edhe atëherë në Jarinje edhe tani herë në Zubin Potok e herë në Leposaviç, doktori në fjalë ka udhëhequr dhe vazhdon të udhëheqë ekipet emergjente të Skenderajt në këto kohë të vështira./Rajoni.org/