E dhimbshme: Ndahet nga jeta 23-vjeçarja, nesër i jepet lamtumira e fundit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në familjen Nuha nga fshati Nerodime e Epërme. Vajza e tyre, Leonora, pas një sëmundje është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Asaj do t’i jepet lamtumira e fundit nesër më datë 19.06.2023 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Nerodime e Epërme.
Vëllai i të ndjerës, ka falënderuar të gjithë personat që i kanë ndihmuar financiarisht për shërimin e Leonorës.
“Sot motra ime Leonora ndërroi jetë, Allahu e shpërbleft me Xhenetin Firdeus

