Fotografi me Sali Berishën, zbulohet se kush është vajza në videon e Safet Gjicit

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përfshi në një skandal seksual këtë të premte, teksa iu publikua një video në zyrën e vet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Ai dha dorëheqjen, pas publikimit të videos.
Në reagimin e tij, Gjici, përveçse kërkon ndjesë, shprehet se iu ngrit një kurth nga kundërshtarët e vet.
Por kush është vajza, në videon e Safet Gjicit, e cila dyshohet se është përdorur, siç pretendon vetë Gjici.
Ajo ka qenë pjesë e një emisioni investigativ.
Siç shihet edhe në foto, ajo ka pasur kontakte edhe me Sali Berishën, por raportohet se ka lidhje edhe me rivalin e Safet Gjicit për Bashkinë e Kukësit.
Megjithatë, kjo pritet të zbardhet në ditët në vijim, pasi siç u njoftua, SPAK ka nisur një hetim./Shqiptarja.com/
