Hajnat bëjnë qyl shtëpinë e familjes Murati, vjedhin 5 mijë euro dhe stoli ari në vlerë të 3 mijë €

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në lagjen “Dardania” në Ferizaj ku hajnat kanë vjedhur një shumë të majme parash të gatshme si dhe stoli me vlerë të lartë monetare, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se hajnat kanë vjedhur hiç më pak se 5 mijë euro cash si dhe stoli të arit në vlerë të rreth 3 mijë euro.
Sinjali mëson se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, ku kanë arritur të kryejnë vjedhjen.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.