Në këtë vend të Drenicës nis ndërtimi i rrugës së re (Foto)

Në fshatin Kozhicë ka nisur ndërtimi i rrugës së re. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, transmeton DrenicaOnline.

“Në Kozhicë, bashkë me banorët vendës në nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve brenda lagjeve të fshatit, një nga premtimet tona për banorët e kësaj ane”, ka shkruar Nura.

Edhe në disa fshatra tjera të Skenderajt po punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë