Ndodhë në këtë fshat të Drenasit/ Hajni e grabitë një grua derisa po ecte rrugës, i merr euro e funta

Një grua është grabitur dje nga një person në njërën nga rrugët e fshatit Llapushnik të Drenasit.

Raporti i policisë:

Fsh. Llapushnik, Gllogoc 13.06.2023 – 14:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke ecur në rrugë, një i dyshuar deri më tani i pa njohur ia ka marrë çantën.

Sipas viktimës në çantë i ka pasur 210 €, 80 funta dhe dokumentet personale.

Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë