Artisti nga Drenasi i kthehet familjes pas operacionit që kishte në zemër

Artisti nga Drenasi, Besart Gashi, i cili së fundi krijoi portretin e Adem Jasharit, në të cilin u angazhuan 800 pjesëtarë të FSK-së, i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Ai ka falenderuar zotin që e kaloi këtë sfidë dhe po ashtu specialistët ndërkombëtarë dhe ata vendorë në klinikën e Kardiologjisë.
Postimi i Besartit:
Miqtë e mi, shokë e dashamirë të gjithë ju të nderuar që u kujdesët dhe u shqetësuat për shëndetin tim , përmes këti postimi ju falenderoj nga zemra për kujdesin dhe ndihmën që e ofruat për mua në këto ditë të vështira për mua.
Ju informoj që operimi im ishte I suksesshëm dhe tash jam kthyer në gjirin familjarë dhe po e marr veten dal nga dale.
Jam shumë I lumtur dhe krenar që kam kaq shumë shoqëri dhe persona që ma dojnë të miren.
Ju kërkoj falje sinqerisht që skam pasur mundësi te ju pergjigjem në telefonata dhe shkrime në rrjetet sociale.
Shumë respekt per ju Artisti juaj BesArt Gashi.