Nga ‘Të përbashkuar në Gjakovë’, Vëllai i Madh ia lë ‘hazër’ përgatitjet Vëllait të Vogël – FOTO

Nga ‘Të përbashkuar në Nga slogani “Të përbashkuar në Gjakovë” mbetën bashkë vetëm “në vëllazërinë që buron nga gjaku i njëjtë, nga gjuha e njëjtë, nga historia e njëjtë dhe nga e ardhmja e njëjtë”.

Do të zhvillohej mbledhja e nëntë me radhë e dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës e Shqipërisë, mbledhje kjo e cila sipas deklarimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, është anuluar, raporton Gazeta Sinjali.

Rama në këtë konferencë e cila zgjati pothuajse një orë paralajmëroi sanksione të rënda për Kosovën nga ndërkombëtarët teksa tregoi edhe arsyen e anulimit të kësaj mbledhje.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, tha Rama.

Rama u shpreh se me dështimin e takimit të nesërm, jeta vazhdon keq për Kosovën dhe sipas tij, aspak mirë për kryeministrin Kurti.

Ai u shpreh që vëllazëria Shqipëri – Kosovë, nuk është politike.

“Kryeministri Edi Rama: Çfarë ndodh? Asgjë! Jeta vazhdon keq për Kosovën fatkeqësisht. Aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës sepse në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshme për të vazhduar të komunikojë e të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson, nuk do ta ketë dot të mundur e kjo është e tmerrshme. Ndërkohë që ne do vazhdojmë. Ne vëllazërinë nuk e kemi politike, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjta, nga gjuha e njëjtë, nga historia e njëjtë dhe nga e ardhmja e njëjtë, kështu që ne do vazhdojmë por ne nuk bëhemi palë në një absurd, nuk kemi se si. Do të ishte një tradhti e madhe që do t’i bënim Kosovës përveç se një çmenduri për Shqipërinë. Ne kemi detyrën t’ia themi po aq copë sa i ka Albini dëshirë gjërat kur i thotë“, tha ai.

Ndërsa, nga ana tjetër ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ku thanë se është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se kryeministri Rama nuk është konsultuar me kryeministrin Kurti për një gjë të tillë, shkruan Sinjali.

Po ashtu, nga Qeveria treguan se nesër do të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”.

Pamje nga përgatitja e mbledhjes:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë