Modelja ruse, Ariana Lirey, përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka bërë një tatuazh, me mbiemrin e Don Xhonit.
“Mrs.Isufi”, është tatuazhi i saj, ku Isufi është edhe mbiemrin i reperit të njohur kosovar, përcjell Klankosova.tv.
Krahas këtij postimi, modelja ka shkruar në Gjuhën Shqipe, duke thënë se janë të lidhur përgjithmonë.
“Jemi të lidhur përgjithmonë”, ka shkruar Ariana Lirey.