E mitura që u raportua e zhdukur në Drenas, thotë se shkoi të jetojë me të fejuarin në Lipjan

Një vajzë e mitur nga komuna e Drenasit, kishte alarmuar familjarët e saj pasi të hënën ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar askënd. Kjo ka bërë që ata të kërkojnë ndihmën e Policisë dhe të nisin kërkimet intensive për vendndodhjen e saj, raporton Gazeta Sinjali.

E për dy ditë me radhë ajo kishte qëndruar tek i fejuari i saj në Lipjan.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ajo është paraqitur në stacion gjatë ditës së djeshme.

Ajo është intervistuar lidhur me rastin dhe ka deklaruar se shkoi të bashkëjetojë me të dyshuarin me dëshirën e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë