Dy persona theren me thikë në Drenas, policia prangos tre të dyshuar

Dy persona janë therur me thikë të martën rreth orës 21 e 30 minuta në Drenas.

Policia ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj, transmeton DrenicaOnline.

“Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë