Dalin pamjet se si ndodhi aksidenti me fatalitet që i mori jetën e të riut në Skenderaj!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Skenderaj përkatësisht në fshatin Polac, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një 30-vjaçar nga Makermali i Skenderaj.

Viktima e aksidentit është Arxhend Goxhuli, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për shkak se ishte në rrezik për jetë, ishte transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ndërroj jetë.

Rajoni ka siguruar pamje e momentit të aksidentit:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë