Modelja ruse Ariana Lirey duket se është kthyer përsëri në krahët e Don Xhonit
Ariana, e cila fillimisht u dashurua në këngët e Don Xhonit online dhe ma vonë u nda nga ai, është parë me velo dhe në Mal të Zi këto ditë, konkretisht tek hoteli në Budva ku u luajtën pjesë të filmit Casino Royal.
Pikërisht në këtë vend është incizuar edhe videoklipi i këngës së re të Don Xhonit, të cilën ai sot e ka paralajmëruar në një Instastory.

“Le të shpërthejë”, ka shkruar mbi videon e paralajmërimit Don Xhoni.
Të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ariana mbi të cilën ka shkruar: Faleminderit për tregimin tonë dhe dashurinë, të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Në një storie tjetër Don Xhoni ka shkruar: IKE është vepër e jo hajgare. Tregu i jonë ka pas nevojë për ksi kënge, kështu që priteni këtë javë bombën.

Kështu ai edhe e ka zbuluar emrin e këngës së tij të re që është “IKE”.
