Kryetari Lladrovci vazhdon me një projekt madhor në realizim

Rruga Llapushnik – Berishë ka një rëndësi të veçantë për lehtësimin e lëvizjes së fshatrave malore dhe për lidhjen e tyre me komunën dhe kryeqytetin. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është siguria e lëvizjes në kushte të vështira klimatike, pasi infrastruktura e rrugës është e përshtatshme për stinën e dimrit.

Ky projekt është një rezultat i përpjekjeve të shumë individëve dhe ka mbështetjen e qytetarëve. Ai do të përmirësojë jetën e banorëve dhe do të kontribuojë në promovimin e bukurive natyrore dhe historike të zonës, shkruan Petrit Gashi

Postimi i plotë:

EDHE NJË PROJEKT MADHOR PO REALIZOHET NGA KRYETARI LLADROVCI

Të dashur miq,

Sot së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Lokale z. Endrit Gllareva dhe bashkëpunëtor të tjerë vizituam fillimin e rrugës Llapushnik – Berishë, një projekt i cili tanimë falë punës, mbështetjes dhe përkushtimit të kryetarit të komunës tonë z. Ramiz Lladrovci po realizohet. Jam plot emocione kur e di që kjo rrugë do lidhë shumë përmendore heronjsh, vende betejash, pozicione ushtaresh dhe do lidhë kujtimet tona në një kohe krenarie.

Rruga e cila kaloj Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Fehmi e Xheve Lladrovci, Imer Alushani, Ismet Jashari, Tahir Sinani e shumë e shumë heronj të gjallë e të vdekur, sot po merr forme dhe po bëhet urë lidhëse e kujtimeve tona të lavdisë. Kjo rrugë ishte jo vetem rruga që lidhe Radio Kosovën e Lirë, zërin e luftës çlirimtare por që lidhe pikërisht Kosovën e Lirë që sot e gëzojmë.

Kjo rrugë veç lehtësimit të lëvizjes së fshatrave malore dhe lidhjen me të shpejt me komunën tonë dhe kryeqytetin, mundëson edhe evitimin e rreziqeve në rrugë pasi ka infrastrukturë me të kompletuar për stinën e dimrit.

I falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuuan që ky projekt të realizohet, ndërsa penguese dhe kundërshtarëve të këtij projekti nga sot i themi së vdiq misioni juaj. Nuk e kam kuptuar asnjëherë së si është e mundur që projektet e tilla të pengohen dhe të bëhët fushatë kundër tyre, por sot z.Lladrovci dhe qeverisja komunale i dha përparësi vlerave të cilat spikasin në gjakun e atyre që e deshën çlirimin. Kështjellës së Llapushnikut (e njohur si Gradina) tanimë do i shtohet gjallëria sepse vizitore të shumtë do ta kanë me të lehtë të njohin bukurinë që ofron ky vend.

Jam i lumtur pa masë që përpjekjet e mija, të bashkëfshatarëve dhe të bashkëpunëtorëve po përmbushen më realizimin e këtij projekti. Kryetari Ramiz Lladrovci dhe drejtori i përkushtuar Endrit Gllareva do hyjnë në histori si njerëzit që kanë lënë gjurmë në realizimin e projekteve të mëdha, pasi një projekt i tillë ka qënë i domosdoshëm për komunën e për kombin.

Urime gjithë qytetareve fillimi i kësaj rruge!
Urime ushtareve që në kohet me të vështira lëvizën dhe mbrojtën vendin e banoret në malet e Berishës!
Urime gjithë fshatrave në të cilën ja lehtëson jetën kjo rrugë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë