Shumzim Bujupi zgjedhet kryetar i Arllatit, përfaqëson edhe lagjet Gjergjaj dhe Bytyqi

Zgjedhjet për administrator (kryetar) dhe këshillin lokal, kanë vazhduar mbrëmë në shkollën e fshatit Arllat, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i fshatit Arllat, lagjes Gjergjaj dhe Bytyqi, Shumzim Bujupi.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Arllat, të lagjes Gjergjaj dhe Bytyqi, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i fshatit Arllat lagjes Gjergjaj dhe Bytyqi, Shumzim Bujupi, ndërsa përfaqësues i Këshillit të fshatit janë zgjedhur; Jeton Bujupi, Agim Bujupi, Arton Bujupi, Jakup Bytyqi, Rexhep Gashi dhe Blerim Gashi.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë