Flet Shefqet Gjoka që u akuzua nga vëllai se s’po ia lëshon tokën për t’iu ndërtuar shtëpia nga Halil Kastrati

Shtëpia e vjetër e Isuf Gjokajt nga Skënderaj është dëmtuar rëndë shkaku i vërshimeve.

Isufi e kishte në plan që të ndërtonte shtëpinë e re, e ta shembte të vjetrën.

Mirëpo këtë nuk po mund t’a bëjë, pasi me dokumentacion, shtëpia i takon vëllait të tij, Shefqetit, i cili e ka ndërtuar, e i cili aktualisht jeton në Itali.

Isufi thotë se tokë të vetën nuk ka, ndërsa vëllau i tij nga Italia, nuk po e lejon shembjen e shtëpisë.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe Shefqet Gjokën në Itali, i cili ka deklaruar se nuk mund ta shkatërrojë shtëpinë e tij për t’i liruar vend shtëpisë së vëllait.

Ai thotë se është vet Isufi ai i cili e kishte liruar tokën e tij për ndërtimin e shtëpisë së vëllait tjetër, ndërsa tash ka mbetur pa tokë.

‘’Nuk po du me fol kurgjo se e kam vëlla i mirë apo i keq, po as ska biseduar me mua. Po e shoh që ka bo intervista nëpër gazeta e Facebooka, njerëzit pom ofendojnë,unë shtëpinë e kam ndërtuar në vitin 2001 me forcat e mija, unë nuk kam tjetër shtëpi. Edhe Isufi nuk ka shtëpi, ata janë ndarë pa e pytur askënd, unë jamë më një vëlla tjetër në Itali’’, thotë Shefqeti.

Më tutje ai është shprehur se ky është një rast i çuditshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë