Nxënësit e IAAP “Fehmi Lladrovci” në infermieri të parët në Kosovë për dhënien e ndihmës së parë

Një sukses i jashtëzakonshëm është arritur nga nxënësit e Institucionit Arsimor dhe Aftësimit Profesional “Fehmi Lladrovci” në Drenas, të cilët kanë arritur të zënë vendin e parë në kuadër të garave për ndihmen e parë, duke triumfuar ndaj të gjitha shkollave të mjekësisë në nivel vendi, të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Vendi i parë në lëminë përkatëse të nxënësve të Komunës sonë është dëshmi e një arsimimi të mirëfilltë që po zhvillohet në shkollat e Komunës së Drenasit. Për këtë falënderimi i takon mësimdhënësve që dhënë mësime adekuate dhe profesionale si dhe njëkohësisht për nxënësit që ato mësime i praktikojnë si është më së miri.

Komuna e Drenasit mbetët e përkushtuar të ofrojë kushtet e nevojshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore që nxënësit tanë të arrijnë suksese në fushat e tyre përkatëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë