Fatos Prokshi do të përfaqësoj Çikatovën e Re

Zgjedhjet për administrator (kryetar) dhe këshillin lokal, kanë vazhduar sot në Çikatovë të Re, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtij lokaliteti, Fatos Prokshi.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e Çikatovës së Re, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i Çikatovës së Re, Fatos Prokshi si dhe anëtarët e këshillit lokal, në përbërje nga: Arif Heta, Kujtim Halilaj, Arizona Ajrizaj, Jetmir Baleci, Mehmet Fazliu dhe Nebih Bajraktari.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë