Vjedhje e rëndë në një shtëpi: Pronari tenton ta kap hajnin e mitur, Policia e shpall në kërkim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në Graçanicë, ku një person ka arritur të kryejë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se një i mitur ka vjedhur disa pajisje teknologjike që ka gjetur brenda.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, i dyshuari ka depërtuar brenda shtëpisë me forcë, duke thyer dritaret. Viktima ka tentuar që të bie në kontakt me të dyshuarin, i cili është person i njohur për të, por nuk ka arritur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që kanë nisur kërkimet për ta kapur të miturin, i cili po ashtu është emër i njohur për organet e rendit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i mituri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë