Ushtari i FSK-së që nuk e takoi kurrë babain dëshmor

Fizikisht nuk e takoi kurrë. E vetmja mënyrë për ta zbutur mallin për babanë dëshmor për 24 vjeçarin nga fshati Firajë, është kjo fotografi artistike.

Kjo pasi që ai lindi shtatë ditë pasi babai i tij Kadrush Ilazi ra dëshmor si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me plot krenari për të kaluarën e të atit, ai e mban edhe emrin e tij. Madje, Kadrush Ilazi i ri, po e vazhdon rrugën e babait duke u bërë ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E të enjten, gjithë këta persona u mblodhën për të nderuar edhe dy heronjtë tjerë të fshatit Firajë të Komunës së Shtërpcës: Ahmet Kaçiku dhe Nazim Bakia.

Dikush nuk mundi t’i mbante as lotët. E në ceremoninë përkujtimore njëri nga bashkëluftëtarët e heronjve pati një porosi për të pranishmit.

Heroizmi i të tre heronjve u vlerësua nga nënkryetari i Komunës, Fikri Hasani.

Derisa në nderim të të rënëve të fshatit Firajë, u përgatit edhe një program kulturor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë