Vdes polici nga Drenica, ishte edhe luftëtar i dalluar në UÇK

Pas një sëmundje të rënd kronike është ndarë nga jeta ish-luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës Murat Dervishaj – BALI.

Ai ishte ndër pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Skenderaj.

Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë