Kryetari i ri i Llapushnikut falënderon bashkëvendësit për besimin e dhënë

Të mërkurën, në ambientet e shkollës fillore të fshatit Llapushnik, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtij fshati, Ramadan Gashi, transmeton DrenicaOnline.
Gashi ka falënderuar bashkëvendësit e tij për besimin që ja dhanë. “Llapushniku ka ditur të jetë i fuqishëm në të gjitha periudhat, prandaj edhe sot me një pjesëmarrje masive dëshmuam së vlerat demokratike dominojnë në fshatin tonë”, ka thënë Gashi.
Postim i plotë i tij:
Të nderuar bashkëfshatar të fshatit tim Llapushnik,
Të nderuar familje të dëshmorëve, veteran dhe invalid të UÇK-së,
Shumë të respektuar pjesëmarrës në zgjedhje për Administratorin e fshatit tonë,
Ju falënderoj për pjesëmarrje masive në zgjedhjen e Kryetarit dhe kryesisë së fshatit tonë, e në veçanti ju që ma dhatë besimin për të udhëhequr fshatin në 4 vitet e ardhshme.
Falënderoj edhe Komunën e Drenasit në krye me z.Ramiz Lladrovcin, komisionin komunal për organizimin e procesit zgjedhor me në krye z.Arben Shalën, falenderoj Drejtorët komunal nga fshati ynë Laureta Thaqi dhe Drejtorin Petrit Gashi, gjithashtu asambleistët Valentina Leku Gashi që gjithmonë dhe gjithëherë ishin në shërbim të interesave të fshatit tonë. Ju jam falenderuese edhe anëtareve të administratës së kaluar nderkohë ju bejë thirrje të gjithë bashkëfshatarëve për unitet e bashkim.
Llapushniku ka ditur të jetë të i fuqishëm në të gjitha periudhat, prandaj edhe sot me një pjesëmarrje masive dëshmuam së vlerat demokratike dominojnë në fshatin tonë.
Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë!