Gjendet një bombë në Arllat të Drenasit, intervenon FSK-ja e Policia

Një banor nga fshati Arllat i Komunës së Drenasit ka raportuar të mërkurën në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Njësia për deminim e FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar pa ndonjë incident.

Rasti është raportuar rreth orës 10:00, transmeton DrenicaOnline.

Në vendin e ngjarjes kishte dal edhe policia e Kosovës e cila kishte bërë sigurimin e lokacionit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë