Banorit të Arllatit ia vodhën veturën në oborr të shtëpisë

Një person ka informuar policinë se persona të panjohur nga oborri i shtëpisë së tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore, transmeton DrenicaOnline.

Vjedhja ka ndodhur në Arllat të Drenasit të mërkurën ndërsa është raportuar rreth orës 10 e 45 minuta.

Policia e Kosovës i është përgjigjur informatës dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë