Ramadan Gashi zgjedhet kryetar i Llapushnikut

Sot, në ambientet e shkollës fillore të fshatit Llapushnik, janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtij fshati, Ramadan Gashi.

Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Llapushnik, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.

Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i fshatit Llapushnik, Ramadan Gashi, si dhe anëtarët e këshillit lokal, në përbërje nga: Bashkim Thaqi, Nazmi Berisha, Nasuf Gashi, Fadil Thaqi, Urim Gashi dhe Ramiz Sopa.

Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë