Llapushniku sot e zgjedh kryetarin dhe këshillin lokal

Sot, në ora 18:30 në shkollën fillore të mesme të ulët “Hasani Prishtina” në fshatin Llapushnik, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.

Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës, Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i fshatit ku mbahen zgjedhjet.

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e fshatit Llapushnik që të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

Referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë