Nxënësit e Shkollës së Mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas fitojnë garën e Ndihmës së Parë në nivel regjional
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Fehmi Lladrovci” në Drenas kanë shkëlqyer në garën e ndihmës së parë në nivel regjional të organizuar nga Kryqi i Kuq. Në garën e zhvilluar në mesin e shkollave të tjera të rajonit, ekipi i nxënësve të shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” arriti të fitojë garën dhe t’i bëjë krenarë të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit e tyre.
Nxënësit janë trajnuar nga instruktori i Ndihmës së Parë Egzon Morina dhe prof.dr Kujtim Sejda.
Garat u organizuan me qëllim të nxitjes së ndërgjegjësimit të nxënësve në lidhje me ndihmën e parë, dhe ekipi i shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” tregoi njohuri të shkëlqyeshme në fushën e ndihmës së parë. Kjo është një arritje e madhe për këta nxënës dhe një provë e tyre të aftësive në situata emergjente.
Mësuesit dhe stafi i shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” janë shumë krenarë për arritjen e nxënësve të tyre dhe po ua inkurajojnë ata të vazhdojnë të punojnë vazhdimisht për të arritur më shumë suksese në të ardhmen. Kjo fitore tregon se puna e palodhshme dhe përkushtimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” po sjellin fryte të ndjeshme.