Ky është kryetari i ri i Nekocit

Pasditën e së hënës, në shkollën fillore të mesme të ulët “Bajram Curri” në fshatin Nekoc, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit si dhe zgjedhjet e këshillit lokal.
Banorët me shumicë votash e zgjodhën për kryetar Habib Gashin, transmeton DrenicaOnline.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e fshatrave të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.
Në të gjitha këto takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale.