133 është numri i ditëve të rrugëtimit që Luiz Ejlli ka bërë që nga fillimi i edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP, e deri më sonte.
Luizi u shpall fitues i këtij edicioni të BBVA, duke përcjellur 36 banorë dhe të tjerë dhe duke çuar në shtëpinë e tij çmimin prej 71 mijë e 400 eurosh, raporton Indeksonline.
Në finale, Luizi ishte bashkë me Efin, Dean dhe Kristin, ku me këtë të fundit garoi kokë me kokë për çmimin e madh.
Artisti i cili u bë akoma më i njohur për masën ishte një nga konkurrentët më të zëshëm të këtij Big Brother-i, teksa qysh në fillim të këtij reality-show u konsiderua si konkurrenti potencial për ta fituar.
Luizi gjatë rrugëtimit të tij në BBVA gjeti edhe dashurinë e jetës, Kiara Titon, me të cilën sonte u kurorëzua në martesë.
Ashtu edhe siç ka thënë përgjatë gjithë këtij emisioni, Luizi në fund diku dritat e shtëpisë më të vëzhguar në shtëpi.