Mosmarrëveshje në shkollën e mesme në Drenas, tri femra dhe një mashkull dërgohen në polici, konfiskohet një armë

Të premtën rreth orës 10:00 është raportuar se në shkollën e mesme në Drenas kishte një mosmarrëveshje mes disa nxënësve.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor katër nxënës (tri femra dhe një mashkull), transmeton DrenicaOnline.
Nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një armë me gas.
Pas konsultimit me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/