Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, dy të lënduar, shtatë persona shoqërohen në polici

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Poashtu ajo ka bërë të ditur, se shtatë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar për Polici.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti.