Liridoni lë Londrën pas 15 viteve, vije në vendlindje për të investuar në pulari

Liridon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindjen e të parëve të tij.
Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.
Ministri i Bujqësisë Faton Peci përmes një shkrimi thotë se e përkrahin këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.
“Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.
Tek Liridoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i inkurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullin e tij”, shkruan Peci.