Sot s’ka shi, mot me vranësira dhe intervale me diell

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Në orët e mëngjesit moti është më i ftohtë, me temperaturat minimale të cilat mund të zbresin prej 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ato maksimale mund të shkojnë deri në 16 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, intervale më të gjata me diell parashihen ditën e premte në vend, derisa në fundjavë sërish mundësi për zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat maksimale arrijnë vlera edhe deri në 18 gradë Celsius në fundjavë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë