Nënkryetarja e Prishtinës befasohet për të mirë me vajzat e Drenasit

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka qëndruar të mërkurën në Drenas ku ka takuar dhjetëra vajza të cilat po ndjekin trajnime për tik në Flutura Academy.

Ajo ka thënë se Drenasi ishte madhështor.

Postimi i Sahatçiut:

Drenasi madhështor me #VAJZATNËTIK23
Faleminderit Komuna e Drenasit me Nënkryetarin Arben Shala, Drejtorin e Arsimit Muhamet Gjoka dhe Shefin e Kabinetit Skënder Berisha për mikpritjen dhe mbështetjen në organizimin e bashkëbisedimit inspirues me 100+ vajza nga Drenasi në Flutura Academy.

Qëllimi i këtij edicioni të dytë ishte të dalim përtej Kryeqytetit, sidomos në komunat e tjera të rajonit të Prishtinës. Prandaj, Prishtina na bashkon!


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë