Hetimet për drogë/ Arrestohet një person në Drenas, policia ia sekuestron edhe veturën

Një person është arrestuar të mërkurën në Drenas në vazhdën e hetimeve të nisura me 4 mars të këtij viti për posedim të substancave narkotike.

Policia ka sekuestruar veturën e tij ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendi të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Qendra Korrektuese Dubravë 04.03.2023 – 14:25: Në vazhdën e hetimeve me urdhëresë të gjykatës është kryer kontrollë tek i dyshuari mashkull kosovar në Gllogoc si dhe është sekuestruar vetura e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë