Punëtorët e ndërtimit dërgojnë pamje nga Gjermania- ja si po zhvillohet kontrolla nëpër firma

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar gjatë ditës së martë një aksion të gjerë në shumë vend-punishte për të kontrolluar punëtorët.

Aksioni është zhvilluar në gjithë Gjermaninë dhe në të kanë qenë të përfshirë mijëra zyrtarë doganor e të policisë.

Punëtorët kosovarë të vendosur në rrethin e Düsseldorfit kanë dërguar pamje në redaksinë e IndeksOnline nga aksioni i autoriteteve gjermane ku sipas tyre janë kontrolluar në detaje të gjithë punëtorët e firmës.

Ata kanë thënë se dhjetëra pjesëtare te ‘Zoll’ kanë zbarkuar pa paralajmërim në një kantier ndërtimi dhe të gjithë punëtorëve u janë kërkuar dokumentet e punës.

Në këtë aksion përveç punëtorëve janë kontrolluar edhe punëdhënësit dhe pagat që ata ofrojnë për punëtorët, të cilat nuk mund të jenë nën pagën minimale./

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë