Deputeti i PDK-së nga Drenasi me vizatim për “hajnitë” në KEK: Dyshja Kurti-Martini, është skandal rajonal

Deklarata e Krenar Shalës për qeverisjen Kurti në raport me veriun, nxiti deputetin e PDK-së që t’ia prezantoi atij një vizatim “Martini-Albini”, për dyshimet e përfshirjes së ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj në një skandal financiar atje si dhe dyshimet tjera të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi që u arrestua ditë më parë.

“Nuk është koha tash për luftë, tash me qeverisje të mirë e rregullon atë. Me politika pa korrupsion.”, ishte deklarata e Shalës.

“Kjo nuk është veç vizatim”, i tha Kastrati – Shalës teksa ia prezantoi atij vizatimin që sipas tij do të ishte ide e mirë të shndërrohej në film Hollywood-i, shkruan Gazeta10.

“Kjo nuk është veç vizatim. Se ky po thotë s’ka korrupsion e me politika të mira po na shtin me qesh. Qe ku është qeverisja e mirë e tyre. Kjo është një ide shumë e mirë për një film Hollywoodi-an e bazuar në ngjarje të vërtetë. Ky është mega-skandal rajonal.”, iu kundërpërgjigj Kastrati – Shalës.

Ky i fundit, ia ktheu se në këtë qeverisje s’ka ende skandale, dhe si opozitë që është, Kastratit i duhet të tingëllojë vetëm “mega-skandal”.

“Juve ju vynë me tingëllu mega-skandal, se s’ka skandale. Menxi s’pritni me u kapë me naj far mize dikun e me ba të madhe veç me ju kap Albinit dikun.”, vazhdoi tutje Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë