Temperaturat shënojnë ulje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Gazeta Sinjali.
“E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve .
E merkurë. Mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu . Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i gjasoj stinës së vjeshtë së vonë.
E enjte- Mot kryesisht i qetë dhe i fresket . temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.
E premte. Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.
-Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.”
