Aksidenti në Komoran: Dy persona të lënduar, tri automjete të përfshira (Foto)

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot, në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Komoran.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se më këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë