Ndryshimi i ligjit dhe i kritereve për Kryeprokurorin më i lehtë se deklarimi në Parlament
Opinion nga Ramiz Lladrovci
Kur politika grumbullon në një thes të gjitha llojet e miellit, dihet çfarë buke del.
Kriteret për Kryeprokuror të Shtetit dhe Kryeprokurore, sipas nenit 28 të Projektligjit janë të qarta.
Projektligji për Prokurorin e Shtetit është në procedura në Kuvend, rregullorja e punës së Kuvendit e mundëson amandamentimin e tij.
Andaj pse të mos “përligjet” dhe “materializohet” ky vullnet i Kryeministrit dhe 14 shkurtit, të popullit me 430 mijë votues që është më shumë se populli tjetër që nuk e votoi, 1.350.000 qytetarë.
Fare e lehtë, amendamentohet Projektligji, përkatësisht neni 28 i tij, ja:
Amendamenti x (14 shkurti):
“Pavarësisht kritereve të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 28 të këtij Ligji, nëse për kandidatin e propozuar për Kryeprokuror, nuk ka vullnet Presidenti/ja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri, i njëjti nuk mund të emërohet”🤣🤣🤣.
Ironinë anash, por, sulm më të madh se sa këtë javë kundër sistemit të drejtësisë nuk besoj të ketë pasur në Republikën e Kosovës.
https://instagram.com/p/CrVgLHbA50a/