Valon Syla rrëfen për sulmin ndaj tij, publikohen edhe pamjet e kamerave

Gazetari Valon Syla do të rrëfehet sonte ekskluzivisht në emisionin Pressing në T7 për sulmin që i ndodhi mbrëmjen e së martës nga tre persona. Po ashtu, gjatë emisionit do të publikohen edhe pamjet e kamerave nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Express.

Emisioni është paralajmëruar nga autori i Pressing, Leonard Kerquku dhe fillon në ora 20:45.

Gazetari Valon Syla dje, u sulmua brutalisht  nga tre persona, për çka u trajtua në QKUK. Ministri Sveçla të mërkurën pasdite tha se sulmuesit   janë  identifikuar, ndërsa vetë Syla ata i përshkroi si “tre islamikë fanatikë”. Akterët vendës e ndërkombëtarë e dënuan aktin si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Të mërkurën gjatë ditës kur doli me një reagim të ri Syla tha se “sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”.

“Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre” shtoi gazetari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë