Dëshmitarja e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së është grua, shfaqet me identitet të fshehur

Gjykimi kundër ish krerëve të UÇK-së po vazhdon sot në Hagë. Seanca ka filluar, me ç’rast Zyra Prokurorit të Specializuar ka nisur me paraqitjen e provave kundër të akuzuarve.

Dëshmitarja e parë është grua, dhe ajo është shfaqur me masa të rrepta mbrojtëse si: duke iu fshehur identitetit, me ndryshim të zërit dhe pa u shfaqur asnjë informacion tjetër.

Ndërkohë që Prokurori ka kërkuar që seanca tash për tash të mbyllet për publikun.

Ndryshe, pas më shumë se dy vitesh nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë